Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur me lëndë narkotike, të llojit kokainë të ndarë në gjashtë pako.
I riu është arrestuar në Fasano, pas kontrollit që iu bë në autostradë.
I arrestuari është një 37-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik deri më tani. I riu po udhëtonte me një furgon me logo shqiptare.
Në sistemin e ftohjes ai kishte fshehur një total prej tre kilogramësh heroinë që u kapën nga autoritetet.
Mësohet se policia ka sekuestruar drogën dhe furgonin ndërsa shqiptari pritet të përballet me masën e sigurisë.