Itali/ Kush ishte i riu shqiptar qe humbi jeten ne aksidentin tragjik.

I riu që shihni në foto është 26-vjecari shqiptar Jetmir Isufi, i cili mbeti viktimë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e dy ditëve më parë në Itali. Foto është publikuar nga mediat e vendit fqinj. Shqiptari ishte në timonin e makinës tip Lancia Ypsilon e cila u përplas me makinën Wolkswagen, që drejtohej nga një 21 vjeçar.

Në vend ndërhyri policia dhe u njoftua ambulanca. I riu shqiptar u transportua në spital, por nuk mundi të mbijetonte pasi kishte marrë plagë shumë të rënda. Ndërsa shoferi tjetër, 21-vjeçar, ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Jetmir Isufi, siç shkruajnë mediat italiane, për miqtë e tij ishte thjesht jetë. Në një moshë shumë e re ai ishte afruar me ambientet e hip hopit dhe kishte lidhje me të rinj me të cilët ndanin bashkë pasionin për muziken. Prej disa kohësh ai kishte gjetur punë në Arcore dhe në kohën e aksidentit ishte duke u kthyer nga puna për në shtëpi.

Të Fundit