Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar lidhur me zjarrin që ka përfshirë pjesën lindore të ishullit të Sazanit.
Ministri shkruan se 61 efektivë janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Peleshi bën të ditur se efektivë të të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit.
Sipas tij, po bëhen përpjekjet maksimale në kushte tepër të vështira pasi terreni dhe bimësia vështirëson fikjen e zjarrit.
“Që prej mesditës, 61 efektivë, kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit.
Përpjekjet maskimale vijojnë në kushte tepër të vështira ku terreni dhe bimësia vështirësojnë fikjen e zjarrit”,-shkruan Peleshi në reagimin e tij.