Një grua ka treguar se po divorcohet nga burri i saj pasi ai e dha macen e saj në një strehë për kafshët pa lejen e saj. Gruaja që preferon të mbetet anonime, nga SHBA, iu drejtua Reddit për të pyetur nëse kishte reaguar tepër. Në postimin e saj, gruaja shpjegoi se si kishte birësuar një kotele dy vite më parë për të përballuar humbjen e babait të saj.
Duke përshkruar se si kishte një boshllëk në jetën e saj, ajo shkroi: ‘E kisha të vështirë të mbaja veten të zënë nëpër shtëpi gjatë ditës, kështu që vendosa të adoptoja macen time Benji. “Unë e shpëtova atë kur ishte aq e vogël sa pëllëmba e dorës.
Duke pranuar se rrëfimi i saj mund të duket ‘i çmendur’ për disa anëtarë të forumit, gruaja vazhdoi: ‘Unë me të vërtetë besoj se Benji është rimishërimi i babait tim. “Kur e shikoj në sytë e tij, ndiej diçka më shumë se një mace. ‘Si një mace e lindur me një shpirt njerëzor.
Teksa ajo ishte së fundmi në një udhëtim për të festuar ditëlindjen e nënës së saj, bashkëshorti i gruas ka shfrytëzuar rastin për të hequr qafe macen e tyre.