Ishte duke kaluar rrugën, shqiptarja në Itali përplaset nga makina, humb jetën

Një grua 70-vjeçare me origjinë shqiptare është përplasur nga një makinë teksa po kalonte rrugën.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Kremones, Itali më 30 prill.

Gjendja e saj u përkeqësua pavarësisht ndërhyrjes kirugjikale.

Ajo pësoi hemorragji celebrale dhe ndërroi jetë shkruan La Repubblica.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sipas raportimeve e moshuara ishte duke kaluar në një vendkalim për këmbësorët në momentin kur ndodhi përplasja.

Të Fundit