Një 50-vjeçar u arrestua në Peqin pasi ka dhunuar dy infermierë si dhe ka dëmtuar xhamat e spitalit.
Policia bën me dije se ky person është dërguar në spital nga familjarët pasi ka qenë në gjendje të dehur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 50 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
50-vjeçari është dërguar nga familjarët e tij, në spitalin e Peqinit, për shkak të problemeve shëndetësore, dhe duke qenë në gjendje të dehur, ka dëmtuar xhamat e këtij spitali dhe ka goditur 2 infermieret që po i jepnin asistencën mjekësore”, njoftoi policia.