Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e nënë e bijë ka ndodhur orët e para të mëngjesit së sotëm në Kroaci.
Njomza Olluri Gashi dhe vajza e saj Olta janë dy viktimat nga Kosova, të cilat humbën jetën si pasojë e aksidentit.
Klan Kosova bën me dije se nga ky aksident, edhe burri i saj Safet Gashi dhe djali i tyre, mbetën të lënduar rëndë.
Foto nga vendngjarja
Kjo familje nga Pjetërshtica e Shtimes, me vendbanim në Abensberg, ishin nisur për në Kosovë nga Gjermania.
Nga po ky aksident pati edhe një tjetër të vdekur, i cili është një kroat nga Zara.