Ishin bllokuar mes borës në malin e Korabit, ushtria shpëton 3 banorë bashkë me tufën e kuajve

Forcat e Armatosura morën pjesë në një operacion shpëtimi në ndihmë të 3 banorëve të cilët kishin ngelur të bllokuar në malin e Korabit, bashkë me tufën e tyre me 30 kuaj

Në misionin për të shpëtuar banorët në rreth 2100 metra lartësi morën pjesë 19 forca dhe 3 mjete nga Batalioni i tretë i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut

Koordinimi mes strukturave të Mbrojtjes Civile në nivel vendor, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, rezultoi i suksesshëm duke iu ardhur në ndihmë banorëve në kushte shumë të vështira për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës që arrinte deri në 40 cm, informon ministria e Mbrojtjes në një postim në rrjete sociale ku publikohet dhe videoja e operacionit.

Të Fundit