Ish-ministri Beqaj reagon nga burgu: Nuk lejoj të nëpërkëmbem!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili prej dy ditësh nuk arriti të dëshmonte në Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi, ka reguar nga qelia në lidhje me futjen e tij i paftuar në sallën e komisionit.

“Ditën e mërkurë jam paraqitur në orën 10:30 sipas njoftimit dhe kam pritur deri në orën 01:40 të ditës së enjte. Në atë orë të natës, duke qëndruar pranë sallës së mbledhjes në pritje për të dëshmuar dhe duke ndjekur punimet e komisionit, kam dëgjuar deputeten Zhupa që sikur unë të isha send kërkonte që meqë kishte kaluar ora 24 e datës 13 Nëntor të kthehesha në qeli, pasi sipas saj kjo ishte leja e dhënë nga Drejtoria e Burgjeve.”

Sipas Beqajt hyrja e tij në sallë u bë për të shprehur revoltën për talljen që po i bëhej.

“Kam hyrë në sallën e mbledhjes vetëm një hap nga dera dhe kam shprehur haptazi revoltën time për talljen deri në kufijtë e torturës që bëhej prej më shumë se 14 orësh. Nuk kam kërcënuar apo fyer askënd. I kam treguar i revoltuar deputetes Zhupa se jam aty në pritje prej orës 10:30. Edhe nëse jam i paraburgosur nuk pranoj të më fyejnë dhe të më marrin nëpër këmbë. Këtë e refuzoj, e kundërshtoj dhe do të vazhdoj ta kundërshtoj”.

Në regimin e tij, ndër të tjera, ai sqaron se Sipas Kodit të Procedurës Penale, edhe për një të paraburgosur në rast marrje në pyetje apo procesi gjyqësor qëndrimi nuk varet nga orari i lejes, por kohëzgjatja e seancës përkatëse.

Të Fundit