Ish- kryetarja e PD në Sarandë bëhet nënkryetare e bashkisë

Ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë, Manjola Nikollo, e cila ishte edhe kandidate për deputete, ka pranuar propozimin e bërë nga kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, për t’u emëruar nënkryetare e Bashkisë.

Më herët, në janar të këtij viti, ish-kryetari i forumit rinor të PD-së dhe dy herë kandidat për deputet, Jolio Dine, pranoi kërkesën për t’u emëruar drejtor i Shërbimeve në Bashkinë Sarandë.

Kujtojmë se këtë javë është bërë e ditur se dhe ish-deputetja e PD-së Zhani Gjergji mori detyrën e drejtoreshës së spitalit të Elbasanit.

Të Fundit