Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi ka refuzuar të flasë për gazetarët pasi doli nga SPAK.
Ai ka tentuar të mbulojë fytyrën me çadër për t’u shpëtuar kamerave.
I pyetur nga gazetarët “Pse u thirrët në SPAK?”, ish-zyrtari refuzoi të përgjigjet dhe u largua me shpejtësi.
Por teksa përpiqet të ikë, ai “lufton” me shiun dhe erën e fortë që i merr çadrën.
Madje në një moment, Roshi tenton të ndryshojë rrugën për të shmangur kamerat, por sërish moti i keq nuk “e lejon”.