Gjykata e Strasburgut ka marrë vendimin dhe e ka cilësuar të padrejtë shkarkimin nga vetingu te ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi. Me herët GJKKO e shpalli te pafajshëm Selimin për akuzën e ngritur nga SPAK për refuzim për deklarim e fshehje pasurie.
GJEDNJ theksoi se shkarkimi i një gjyqtari të lartë ka pasoja shumë të rënda dhe se organet e vetingut nuk respektuan standardet minimale të transparencës, arsyetimit dhe të drejtës për mbrojtje. Sipas vendimit u konstatua shkelja e nenit 6, e drejta për një proces të drejtë.
Në vendimin e publikuar nga gjykata e Strasburgut theksohet se rrëzoi pjesën tjetër të kërkesës së Selimit për shpërblim të drejtë. Gjithashtu bëhet me dije se Selimit brenda 3 muajve duhet ti paguhen nga shteti 6,500 euro në lidhje me kostot dhe shpenzimet e procesit gjyqësor.
Organet e vetingut shkarkuan Selimin me argumentet se kishte dyshime për kontakte të papërshtatshme me A.I., person i akuzuar për krim të organizuar dhe trafik droge. Sipas tyre ai kishte ndikuar te gjyqtarë të tjerë në vitet 2014-2015 për të ndihmuar A.I. Përdori makinës së një të afërmi (A.S.), i cili dyshohej se ishte shofer i A.I.




