Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

Këtë të enjte ka mbërritur në ambientet e SPAK ish-drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Sipas burimeve, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, pritet të pyetet nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e 21 janarit. Në kohën e ngjarjes, Rrumbullaku mbante detyrën e drejtorit të rendit publik në Policinë e Shtetit.

Më herët, për të njëjtën çështje, janë marrë në pyetje edhe ish-drejtues të tjerë të policisë, mes tyre Hysni Burgaj dhe Agron Kuliçi.

Ndërkohë, për këtë dosje, të premten është thirrur për të dëshmuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Të Fundit