Ironizon Shehi: Ne jemi nipat e Skënderbeut, s’na ofendon dot ministrja britanike

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha në “Now me Erla Mëhillin” se është e rëndësishme t’i dalim para problemeve që kemi e jo të fajësojmë Anglinë.

“Sigurisht që anglezët nuk janë engjëj, ata bëjnë politikën e shtetit të vet. Një e treta e Anglisë është me të huaj, ne po shkojmë po akuzojmë vendin më liberal në Europë që e ka kryeministrin me origjinë indiane, gjysma e qeverisë është me ngjyrë në Angli, është shembulli i demokracisë,” – u shpreh Shehi.

Sipas tij reagimi për deklaratat e ministrit britanik Robert Jenric, sipas së cilit emigrantët shqiptarë po kthehen në kriminelë të rrezikshëm dhe arsyen e problemeve të Britanisë së Madhe, vijnë për arsye elektorale.

“Na del një ministre angleze na ofendon çunat e Londrës?! Po nuk lejojmë ne, ne jemi nipat e Skëndërbeut e kupton? Dhe prandaj them. Kështu që duhet të kthehemi seriozisht aty ku është rrënja e së keqes, në shoqërinë shqiptare,” – u shpreh Shehi.

Të Fundit