Investimet amerikane, Yuri Kim:Vazhdoni me zbatimin e Reformës në Drejtësi

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në një status në rrjetin social “Twitter” shkruan se investimet amerikane në Shqipëri po rriten.

Kim thekson që të tërhiqen edhe më tepër investimet duhen gjykata të pastra dhe të vazhdohet me implementimin e Reformës në Drejtësi.

“Shumë mirë të shohësh rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri. Rregulla racionale, të qarta, transparente plus gjykata të pastra (d.m.th që mosmarrëveshjet të zgjidhen me ligj dhe jo ryshfet) do të tërheqin edhe më shumë investime. Le të vazhdohet me implementimin e Reformës në Drejtësi që të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për njerëzit”, shkruan ajo.

Ambasadorja ka shpërndarë një postim të Dhomës Amerikane të Tregtisë ku thuhet se ka një rritje të qëndrueshme të investimeve amerikane në Shqipëri.

Të Fundit