“Inteligjenca artificiale, risi”, Rama: Në mandatin e katërt, prokurimet publike do të bëhen 90 për qind me AI

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech” tha se në mandatin e katër të qeverisjes së PS, prokurimet publike do të arrijnë të realizohen 90% nga Inteligjenca Artificiale.

“Kur mblidhemi në të Ballkanit bëjmë dy sforco të mëdha, kush është më i vjetri dhe kush është i pari. Më të vjetrit dihet që jemi ne, por që të jemi të parët, kjo nuk para dihet….

Ne modelin e AI që po ndërtojmë besoj se në mandatin tonë të katërt ne do jemi vendi i parë që do realizojmë prokurime 90% me AI, dhe me nivel të pakonkurrueshëm. Kjo do jetë një tjetër arritje falë kësaj mundësie që na jep teknologjia”, tha Rama.

Të Fundit