Revista amerikane “Newsweek” ka konfirmuar një raport konfidencial të inteligjencës amerikane, sipas të cilit presidenti rus Vladimir Putin është i sëmurë me kancer.
Sipas inteligjencës amerikane, presidenti rus është rikthyer në publik pasi dy muaj më parë u përball me një trajtim të rëndësishëm për kancerin.
Nuk specifikohet se për çfarë lloj tumori bëhet fjalë.
Brenda administratës Biden, ky element krijon shqetësime të reja sepse mund të ushqejë paranojën e liderit rus për mbajtjen e tij në pushtet.