INSTAT: Rriten hyrjet në Shqipëri gjatë Prillit, 6% më shumë se një vit më parë

Muaji prill ka nisur me një trend pozitiv, sa i takon sektorit të turizmit dhe lëvizjeve të shtetasve ndërkufitare në Shqipëri. Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT tregojnë një rritje të ndjeshme të hyrjeve dhe daljeve në territorin shqiptar, si nga shtetasit vendas, ashtu edhe nga ata të huaj.

Gjatë muajit Prill 2025, në Shqipëri kanë hyrë 1 milion e 487 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj, me një rritje prej 6 për qind krahasuar me Prillin e kaluar. Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 1 milion e 485 mijë dalje, me një rritje prej 5.9 për qind.

Shtetasit shqiptarë që hynë në vend arritën në 668 mijë, një rritje me 9.6%, ndërsa daljet kapën shifrën e 684 mijë, me një rritje prej 11.5%.Shtetasit e huaj që vizituan Shqipërinë ishin 819 mijë, me një rritje prej 3.2%, ndërsa 801 mijë prej tyre dolën nga vendi, me një rritje më të vogël – 1.5%.

Rreth 95% e hyrjeve të turistëve të huaj vijnë nga Europa, ku Europa Jugore përfaqëson 74% të fluksit dhe Europa Perëndimore

Arsyeja kryesore e vizitave mbetet personale,
pushime, vizita familjare apo qëllime të tjera individuale, që zënë 97% të totalit. Por vihet re një rritje e madhe prej 40.8% e hyrjeve për qëllime biznesi dhe profesionale.

Kjo rritje e flukseve turistike në prag të sezonit veror tregon një interes në rritje për Shqipërinë si destinacion turistik dhe përforcon pritshmëritë për një sezon të suksesshëm.

Të Fundit