Autobusi i cili përfundoi dje në lumin e Lanës nuk do të lëvizet nga vendi i ngjarjes.
Burime bëjnë me dije se mjeti i transportit publik do të lihet aty në formë instalacioni si shenje sensibilizimi për aksidentet rrugore.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet në afërsi të ‘Kinema Agimit’.
Autobusi u përplas me mjetin me targa AA 170 ZH, i cili gjithashtu përfundoi në Lanë.
Nga ky aksident u plagosën 5 persona.\EuronewsAlbania