“Injoranca nuk ka brirë” Helmimi i fëmijëve në kopshtin në Gramsh, Silva Bino: Një vezë me salmonelë nuk është burim infeksioni

Silva Bino, shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, ka reaguar pas lajmeve se fëmijët e një kopshti në Gramsh janë helmuar nga vezët me salmonelë.

Ajo thekson se fëmijët nuk hanë vezë të gjalla në kopsht dhe një kokërr veze me salmonelë nuk mund të jetë burimi i infeksionit.

“Injoranca nuk ka brire. Gazetat shkruajne Helmimi i fëmijëve nga vezet me salmonelë, AKU mbyll kopshtin në Gramsh. E para, AKU nuk mbyll kopshtet por analizon ushqime dhe këto analiza që të kenë vlerë duhet të merren me mend aty ku duhet në bashkëpunim, gjë që AKU nuk e bën kurrë pasi ne nuk ekzistojmë për të, i dinë vetë.

Nga vjen dhe ku është burimi i infeksionit dhe si po shkon ai, nuk e përcakton as AKU as inspektoratet, por e përcaktojnë strukturat e shëndetit publik që duhet të kenë specialistë të trajnuar për këtë. Meqë ra fjala, ka kaq shumë struktura dhe degët e tyre sa nuk dihet me kë të flasësh ne këtë lëmsh.

Se për model për sigurinë ushqimore nuk morëm atë italian me të cilin kishim ngjashmëri (para viteve ’90) dhe na përshtatet, por atë nordik me të cilin nuk kemi asnjë lidhje. Dhe sa për dijeni, fëmijët nuk hanë vezë të gjalla dhe një kokërr veze me salmonelë nuk mund të jetë burimi i infeksionit. Kaq për sot”, shkruan Silva Bino.

Të Fundit