Kam bërë shumë gjëra në 100 vite jetë, por kurrë nuk isha hedhur me parashutë dhe kështu mendova se duhet ta provoja derisa mundem ende.
Është ky rrëfimi i një gruaje 100 vjeçare, e cila tregon zgjedhjen për t’u hedhur nga një avion, si mënyrë për të festuar një shekull jetë.
Gruaja Raymonde Sullivan, e lindur në Angli dhe me banim në Sebastian, Florida, SHBA, vendosi të festojë shekullin e saj të jetës duke u hedhur me parashutë nga një aeroplan të hënën e kaluar.
Para kryerjes së këtij akti, gruaja u trajnua, duke përjetuar momentin e adrenalinës, në sajë të një instruktori parashutizmi, i cili e mbajti të lidhur pas vetes, në mënyrë që të përjetonte atë që nuk kishte mundur më parë.
Zonja Sullivan u hodh me parashutë mbi bregun e Floridës duke shijuar pamje të mrekullueshme dhe një përvojë të paparë kurrë, pavarësisht nga pleqëria e saj.
Në fillim ishte e frikshme, por nuk hezitova as për asnjë moment.
Ajo shtoi se ka shumë guxim, për shkak edhe se ka shërbyer si infermiere për ushtrinë angleze, gjatë Luftës së Dytë Botërore.