Delta Air Lines do t’i japë 30,000 dollarë çdo personi, i cili ndodhej në bordin e një avioni që u përmbys në Toronto të hënën.
Të gjithë pasagjerët në bord mbijetuan.
Teksa u ul në qytetin kanadez, avioni rrëshqiti përgjatë pistës përpara se të ndalonte dhe të përmbysej.
Mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi ngjarjen, e cila është nën hetim.
Në avion ndodheshin 76 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit.
Në një email për BBC, avokati Rochon Genova tha se kompensimi prej 30,000 dollarësh është një pagesë “paradhënie” që synon të ndihmojë pasagjerët.
Një përfaqësues i Delta theksoi se kjo shumë ofrohet pa kushte dhe nuk ndikon në të drejtat e pasagjerëve, duke siguruar se kompania nuk po kërkon të kufizojë mundësinë për kërkesa të tjera kompensimi në të ardhmen.
Incidenti ka ngritur alarmin mbi sigurinë ajrore, por ekipet e shpëtimit dhe ekuipazhi i avionit u vlerësuan për reagimin e shpejtë dhe të koordinuar, pasi ata ishin në gjendje të largonin me sukses të gjithë pasagjerët nga avioni, duke shpëtuar jetën e tyre.