Të paktën një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagpsur në Turqi pas incidenteve në zgjedhjet komunale në Dijarbakir, qyteti kryesor kurd në Turqinë juglindore, tha ministria e Shëndetësisë.
“Përleshjet shpërthyen midis dy grupeve gjatë zgjedhjeve të sotme, duke rezultuar në një të vdekur dhe dymbëdhjetë të plagosur,” i tha AFP një zyrtar, duke sqaruar se këto incidente ndodhën në një fshat që ndodhet 30 kilometra larg Dijarbakirit.
Në Turqi ditën e sotme mbahen zgjedhjet lokale, ku mbi 61 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë në 81 provincat e vendit, raporton Anadolu. Votimi filloi në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale dhe do të vazhdojë deri në orën 16:00 në 32 provinca lindore të vendit. Në provincat e mbetura, qendrat e votimit hapen në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00.