Inceneratorët, Basha: Qanë para kamerave, SPAK para presionit politik

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat , teksa doli nga salla e Kuvendit, foli për aferën e inceneratorëve, duke u shprehur se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.

Basha theksoi se do të përgatitet një kallzim i plotë për SPAK ndërsa foli për një presion politik ndaj Prokurorisë së Posaçme që sipas tij është i jashtëzakonshëm.

“Në sytë e të gjithë shqiptarëve ata (SPAK) janë para një prove të madhe,  detyra është e vështirë për shkak të presionit të jashtëzakonshëm politik që do të ushtrohet. Kjo është nga ato afera që kanë përmbysur klasa politike, nuk është ngjyerje gishti, është një grup i strukturuar kriminal që ka grabitur 430 milionë euro. Për investimin 5-6 vjeçar për reformën në drejtësi, ky është test i jashtëakonshëm. Ky është një i strukturuar kriminal që përfshin kokën e vendit. Ne kemi një vizion për ta nxjerrë vendin nga kriza, por përtej interesit tonë, tani bëhet fjalë për fakte dhe dëshmi kokëforta.  Ndonjëri që u thirr para komisionit qau para kamerave, ju ishit të pranishëm. E vetmja gjë që mund ta ndalë është presioni politik ndaj SPAK-ut.  Është detyra jonë të qëndrojmë në krah të SPAK, dhe tu themi se paguheni me rrogat e shqiptarëve, fitojeni këtë besim bëni një akt që në vetvete do të jetë një kontribut i jashtëzakonshëm.”, tha Basha.

Të Fundit