Ilir Meta në burg, gjykata cakton seancën për divorcin me Monika Kryemadhin

Gjykata e Tiranës ka caktuar datën 21 shkurt, ora 10:30 për seancën e shqyrtimit të padisë për zgjidhje martese të ish-presidentit, Ilir Meta nga deputetja Monika Kryemadhi.

Padia për divorc është depozituar nga Meta në gjykatë në qershor 2024.

Sipas një verifikimi të bërë në sistemin e menaxhimit të çështjeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, është caktuar seanca gjyqësore për çështjen e paditësit I.M. dhe të paditurit M.K. me objekt “zgjidhje martese”. Seanca do të zhvillohet më 21 shkurt 2025, në orën 10:30.

Të Fundit