Ilir Meta feston ditëlindjen pas hekurave të burgut, ja urimi që i erdhi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, feston këtë të martë 57-vjetorin e lindjes. Edhe këtë 24 mars, ashtu si dhe vitin e kaluar, kjo ditëlindje e gjen kreun e Partisë së Lirisë prapa hekurave në qelitë e Burgut 313.

Me rastin e kësaj dite, atë e ka uruar në rrjete sociale, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili e cilëson Metën si një figurë të rëndësishme politike dhe simbol të qëndresës.

Postimi i Blushit

“Edhe 100 pranvera të reja, të mbushura me shëndet të plotë, energji të pashtershme dhe mbarësi në çdo hap për Presidentin Ilir Meta, liderin e pathyeshëm, patriotin e palëkundur dhe burrin e shtetit me vizion të qartë, që i ka kushtuar jetën kauzave të mëdha kombëtare. Sot, më i fortë se kurrë, ai qëndron si një simbol frymëzimi për Lirinë, Demokracinë dhe dinjitetin njerëzor, një zë i fuqishëm i qëndresës dhe rezistencës përballë padrejtësisë, së keqes dhe çdo forme autokracie. Me gjithë zemër uroj që kjo ditëlindje të shënojë edhe një kthesë të shpejtë drejt lirisë së merituar, aty ku e ka vendin, pranë njerëzve, mes bashkëpunëtorëve të tij besnikë, gjithmonë në shërbim të Shqipërisë dhe në mbrojtje të sovranitetit dhe interesit kombëtar. Malet tona më të larta mishërojnë qëndresën, fuqinë, pathyeshmërinë dhe fitoren e tij dhe Partisë së Lirisë. LIRIA DO TË TRIUMFOJË SHUMË SHPEJT!”, shkruan Blushi.

Ish-presidenti i Shqipërisë mbahet në burg që prej tetorit 2024 dhe përballet me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Të Fundit