Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas përfundimit të protestës së opozitës ka shkuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet për ndihmë mjekësore, deputeti Agron Gjekmarkaj.
Një foto nga ambientet e brendshme të spitalit, ku Gjekmarkaj ndodhet i shtrirë në krevatin e spitalit ndërsa krah tij është Sali Berisha.
Burime nga ky spital bëjnë me dije për media se Gjekmarkaj është në gjendje të mirë shëndetësore, tensioni paraqitet normal dhe nuk ka probleme kardiake.