Edmond Daliu nga Tirana, është drejtuar në redaksinë tonë për një konflikt me vëllain e tij. Ata janë bashkëpronarë të së njëjtës shtëpi, ku janë edhe dy fëmijë të tjerë dhe Edmondi ka bërë dhe një shtesë ngjitur me këtë shtëpi, në të cilin është pronari i vetëm. Pasi kthehet nga Italia, ku qendroi tre muaj tek e bija, e gjen shtëpinë të kthyer në dyqan. Shkoi në polici, por i thanë, që t’i drejtohet gjykatës. Për të jetuar shkoi te një miku i tij.Në vitin 2015, dy nga bashkëpronarët, Leonardi dhe Alma, iu drejtuan gjykatës së shkallës së parë për pjesëtimin e pasurisë së paluajtshme. Me arsyetimin, se jetojnë në banesë, gjykata u dha të drejtë të mbajnë shtëpinë dhe të kompensojnë Edmondin dhe motrën tjetër. Vendimi mori formë të prerë një ditë më vonë. Edmondi nuk kishte dijeni për këtë, ndaj dhe i kaloi afati i ankimimit. Në këtë pikë ai kërkoi në gjykatën e shkallës së parë rivendosjen në afat, për ta ankimuar dhe kjo kërkesë u pranua edhe në Apel. Prej 2018-ës pret vendimin e Gjykatës së Lartë. Sot Edmondi pret drejtësinë ivetmuar, i sëmurë dhe i pastrehë.Vëllai zaptues, Leonardi, nuk pranoi të sqaronte situatën. Avokati Arben LLangozi shpjegon, se duhet, që qytetari të hyjë në shtëpinë e tij, pasi nuk ka një vendim të formës së prerë, që e pengon.
