Ikën me vrap dhe fshihet sa sheh gazetaren, pronarja s’do të paguaje punonjesit!

Ergin Isa është drejtuar në redaksinë tonë, pasi ka një rrobaqepsi të vogël në qytetin e Durrësit dhe herë pas here lidhet me firma të mëdha, për të marrë punë. Në muajin prill firmosi një kontratë me firmën Do-Al shpk në Tiranë. Sipas marrëveshjes, Ergini do të qepte nepërmjet rrobaqepsisë sasi të ndryshme rrobash dhe do të merrte një pagesë të caktuar. Bëri disa punë, si qepje xhupash dhe bluzash dhe iu tha, se në fund do të merrte pagesën, por kjo nuk ndodhi. Nga muaji prill në dhjetor nuk ka marrë asnjë pagesë. Pagesa, që duhet të merrte është 2 milionë e gjysmë lekë të vjetra. Si pasojë, Ergini nuk ka paguar as punonjëset e rrobaqepsisë së tij dhe ato tashmë janë larguar. Ne shkuam pranë fasonerisë Do-Al Textil Shpk dhe veprimi i parë, që administratorja bëri, ishte fshehja në zyrë, edhe pse nuk e dinte, se pse kishim shkuar.Më pas ajo nuk pranoi të sqarojë problematikën, por thirri policinë, për të bërë denoncim për hyrje pa leje në godinën, që ajo ka me qira, edhe pse ne kishim leje nga pronarët.

Të Fundit