“Ik në shkollë se vajti ora, ai rrinte në telefon’ Babai plagos të birin 15-vjeçar

Është zbardhur dëshmia e babait i cili goditi me biçak djalin e tij 15-vjeçar pas një sherri mes tyre.

“Me djalin u konfliktova se nu k donte të shkonte në shkollë,unë i thoja ikë se vajti ora,ai rrinte në telefon.Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte,nuk donte të shkonte në shkollë.

I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita”, tha Shpëtim Çuka.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta në fshatin Vreshtas.

15 vjeçari është plagosur në brinjë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jaaht rrezikut për jetën.

Një 15-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi dyshohet se është goditur me thikë nga babai i tij.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Vreshtas në Mlaiq.  Sipas policisë babë e bir ishin duke u konfliktuar me njëri tjetrin për motive të dobëta.

15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.

Ndërsa babai me iniciale Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

NJOFTIMI

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas, shtetasi Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta.

15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.

Shtetasi Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.

Të Fundit