Identifikohet biznesmeni italian që u vra në Tepelenë, pronar i një fabrike tullash

Një shtetas italian është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Tepelenë.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Edoardo Sarchi.

44-vjeçari rezulton administrator i një fabrike tullash e tjegullash në zonën e Laprakës në Tiranë, ‘Tegola Edilcentro’.

Ngjarja ndodhi në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan” teksa 44-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me një automjet.

Sipas informacioneve paraprake dhe dëshmisë së shoferit, një person u doli përpara makinës në të cilën udhëtonte edhe 44vjeçari italian dhe ngriti dorën për ta ndaluar.

Në atë moment autori ka hapur zjarr me breshëri duke qëlluar shtetasin italian.

Të Fundit