Ia tërhoqën pensionin për 33 muaj me ID false, institucionet nuk gjejne dot “hajdutin”

Në 12 maj 2023 transmetuam problemin e një pensionisti. Kolë Shkëmbi në mars 2020 doli në pension, por pensionin mujor nuk e tërhoqi për 33 muaj në degën e Postës Shqiptare nr. 30. Kur u interesua, zbuloi, se pensionin ia kishin tërhequr.Bëhej fjalë për një person me të dhëna të njejta ID-je, por ndryshonte vetëm afati i skadencës së kartës. Shuma e munguar ishte 2 milionë e 126 mijë lekë. Pas kësaj, Kola tha, së cështja vajti te krimi ekonomik dhe në Prokurori. Specialisti i ISSH-së sqaroi, se gabimi ishte bërë nga posta, pasi duhet të ishte verifikuar karta e personit, që ka tërhequr paratë. Ne komunikuam në atë kohë me drejtorin e ISSH-së dhe atë të Postës, që thanë, se këtë ngërc do ta zgjidhnin mes dy institucioneve.Dy vjet pas këtij transmetimi, Kolë Shkëmbi tregon, se pati një kallzim nga ana e Postës ne Prokurori, por Prokuroria ka pezulluar hetimet, sepse nuk gjeti autorin e ketij falsifikimi. Vetë Kola kërkon paratë, që i takojnë, pavarësisht, se cili nga institucionet e ka fajin.Enkeleda Preçi, Përgjegjëse e Sektorit të Shërbimeve Financiare pranë Postës Shqiptare, thotë, se në këto kushte, Posta ka marrë vendim, për t’ia kthyer pensionistit shumën e munguar, plot 2 milionë e 126 mijë lekë.

Të Fundit