I vunë “gjobë” 35-vjeçarit dhe e morën peng, katër të arrestuar në Tiranë, policia zbardh ngjarjen

Policia e Tiranës ka ekzekutuar vendimin e  Gjykatës së Shkallës së Parë për arrestimin e katër personave, dhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” për tre të tjerë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari dhe e kanë kanosur atë për dhënien e pasurisë.

Të arrestuar janë  T. Xh alias H. Xh 36 vjeç, A. O 37 vjeç, A. P 50 vjeç, dhe F. K 49 vjeç, ndërsa është ekzekutuar masa “arrest shtëpie” për N. Q 52 vjeç, S. K 42 vjeç dhe A. M 46 vjeç.

 

Të Fundit