Një 33- vjeçar nga fshati Malshovë i Përmetit është arrestuar nga policia pasi i vodhi telefonin celular një turisti italian.
Shtetasi italian kishte shkuar të vizitonte vendin e quajtur si “Banjat e Bënjës” në Përmet, kur ai ra pre e vjedhjes së telefonit nga i riu shqiptar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, menjëherë pas marrjes së kallëzimit bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale nga Policia, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i vjedhjes së celularit të 23-vjeçarit italian, shtetasi: E. Q., 33 vjeç, banues në fshatin Malshovë, Përmet”, njofton policia.