I vjedh lekë pensionistëve e se merr vesh njeri, për 1 mijë lekë i ndodh belaja

Në 17 tetor 2024, Stop transmetuam një denoncim për Postën Shqiptare, Filiali Durrës.Një pensionist, i cili e tërheq pensionin në sportel, tregoi, se në mënyrë të pakuptimtë e pa faturë, i mbahet cdo muaj 1 mijë lekë të vjetra.Me kamera ne provuam, se arkëtarja Afërdita Lara e jepte pensionin me 1 mijë lekë më pak, duke i thënë, se kështu funksionon në këtë postë. Pas pensionistit, tek arkëtarja, shkoi gazetarja e “Stop”, dhe në këtë pikë, arkëtarja shkruan në sy të gazetares “tarifë e marrë”. Përgjegjësja e Sektorit të Shërbimit, Linda Manasterliu, pas shumë justifikimeve, i sugjeroi pensionistit të transferohej me e-albania në një tjetër postë, që ka edhe shërbimin në shtëpi edhe tërheqjen në sportel.
Pas transmetimit të këtij rasti, Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare na komunikoi, se për arkëtaren janë marrë masa, duke e lëvizur nga pozicioni i punës, e duke e paralajmëruar për pushim nga puna.

Të Fundit