I vdes babai e marrin vesh pas 2 javësh, ja si i’a punon halla pas krahëve

Adriana Barbullushi denoncon në “Stop”, hallën e saj Izabela Radovani, gjyqtare në Shkodër. Adriana pretendon, se halla ka vjedhur shtëpinë e të vëllait, babait të saj të ndjerë.Vajza dhe djali, që jetojnë prej 25 vitesh jashtë Shqipërisë, e mësuan pas një jave, që i ati kishte ndërruar jetë. Më pas mësuan, se babai ia kishte dhuruar pjesën e tij nipit Gerti Radovani, djalit të gjyqtares, pa pëlqimin e vëllait si bashkëpronar. Gjithashtu kontrata e dhurimit, që i ndjeri, Andrejusha Barbullushi i bëri nipit, është firmosur me shenje gishti, kur i ndjeri ka qenë me shkollë të mesme. Fëmijët dyshojnë, se shtëpia ështe marrë përmes një kontrate të parregullt.Noteri Arben Kopliku, nuk jep shpjegime për mungesën e firmës së të ndjerit të zëvendësuar me shenjë gishtash.Mbesa u mundua tre ditë rresht të takonte hallën gjyqtare, por kjo e fundit nuk e priti. Apartamenti tani është dhënë me qira dhe pagesën e merr Gerti Radovani, djali i gjyqtares Izabela Radovani.

Të Fundit