I shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh, 58-vjeçari arrestohet në doganën e Kakavijës

Një 58-vjeçar është arrestuar sot në doganën e Kakavijës, teksa po tentnte të hynte në Shqipëri, pasi policia e kishte shpallur në kërkim për falsfikim dokumentesh .

Ndalimi i këtij shtetasi, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavije. Bëhet fjalë për Alfred Lelajn.

“Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Policisë Kufitare të PKK Kakavije dhe specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, për një shtetas të shpallur në kërkim, në hyrje të Shqipërisë, u ndalua shtetasi Alfred Lelaj, 58 vjeç”, njofton policia.

58-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumeteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Të Fundit