Vrasja e një vajze 12-vjeçe nga dy bashkëmoshataret e saj tronditi opinionin publik në Gjermani 10 ditë më parë.
Por mediat vendase kanë publikuar dhe një tjetër rast të rëndë bullizimi mes adoleshenteve që ka marrë vëmendjen e mediave botërore.
Në një video të filmuar në qytetin e Schleswig-Holstein, një grup vajzash të moshës 14 deri në 17 vjeç kanë dhunuar dhe poshtëruar një bashkëmoshataren e tyre.
Nga pamjet shihen vajzat të cilat i derdhin një pije freskuese në kokë viktimës, më pas i shkundin hirin e cigares dhe i djegin flokët.
Nga pamjet shihet 13-vjeçarja e cila është në një gjendje shumë të rënduar psikologjike teksa përpiqej ë ngrihej
Në atë çast njëra prej tyre filloi t’i bërtiste: “Ulu dhe më lut! Unë nuk do të të lërë të shkosh kaq lehtë”.
Një rast tronditës që ka shokuar opinionin publik në Gjermani, pasi vjen në një moment kur vetëm një javë më parë disa bashkëmoshatare vranë me thikë shoqen e tyre në pyll.
Policia gjermane ka identifikuar vajzat e përfshëria në aktin e rëndë, ndërkohë që viktima po merr kujdes mjekësor në spital. E ëma e 13-vjeçares ka thënë se torturimi mori fund falë ndërhyrjes së një kalimtari të guximshëm, raporton RTL.