I shkaktuan 16 milionë lekë dëm kompanisë, pranga magazinierit e përgjegjësit që vodhën mobilerinë

Dy punonjës të një mobilerie në Tiranë janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht, pasi dyshohet se kanë vjedhur materiale pune, kanë prodhuar mobilie me to dhe i kanë shitur pa i deklaruar.

Operacioni policor i koduar “Wrong Calculation” u finalizua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit të administratores së kompanisë.

Nga hetimet rezultoi se shtetasit S. M., 31 vjeç (magazinier) dhe F. B., 35 vjeç (përgjegjës në mobilieri) kishin bashkëpunuar me dy kolegët e tyre, K. D., 47 vjeç dhe O. D., 32 vjeç, duke shpërdoruar detyrën. Për pasojë, sipas policisë kompania është dëmtuar financiarisht në vlerën e 16 milionë lekëve të rinj.

Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Të Fundit