Arkeologët kanë zbuluar mbetjet e plota të dy burrave të djegur nga shpërthimi vullkanik që shkatërroi qytetin antik romak të Pompeit në vitin 79 pas lindjes së Krishtit.
Ministria italiane e Kulturës bën me dije se trupat e dy burrave, njëri që mendohet se i përkiste rangut të lartë të shoqërisë i moshës 30-40 vjeç ishte i mbështjelle me mantel dhe ai i skllavit të vet, i cili mendohet se ishte i moshës 18-23 vjeç dhe ishte i veshur një tunikë të thjeshtë.
Dy trupat e ruajtur në gjendje të mirë, janë gjetur të plotë në Pompei, një zbulim i ri ky, fryt i gërmimeve që vazhduan në zonën e famshme arkeologjike pavarësisht kufizimeve të pandemisë.
Mbetjet u gjetën në Civita Giuliana, 700 metra në veriperëndim të qendrës së Pompeit antik, në një dhomë nëntokësore në zonën e një vile të madhe ku po gërmohej.
Ajo është që është unike në këtë zbulim është fakti se pas kaq shume vitesh u bë e mundur gjetja e trupave të ruajtur në mënyrë kaq perfekte, së bashku me veshjet e tyre dhe sendet që kishin me vete në momentin kur u vranë nga shpërthimi vullkanik.
“Dy viktimat, të gjetura në ditët e fundit, janë një dëshmi e jashtëzakonshme e mëngjesit të 25 tetorit, kur ndodhi shpërthimi vullkanik. Këto dy viktima ndoshta po kërkonin strehim kur u morën nga llava që mbërriti në Pompei, duke shkatërruar plotësisht pjesën e lartë të qytetit e duke vrarë të gjithë ata që u ndeshën me të”, u shpreh drejtori i parkut arkeologjik.