Një specie e rrallë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Radhimës.
Peshku Fistularia ose i njohur ndryshe me emrin flauti për shkak dhe të formës që ka, u kap në një thellësi prej 35 metrash.
Për peshkatarët kjo është hera e parë që kapin një specie të këtij lloji, ndërsa specialistët thonë se shkak për ardhjen e tij në ujërat e bregdetit tonë është bërë ndryshimi i kushteve klimatike.
Ky lloj peshku cilësohet si i rrezikshëm pasi ushqehet me vezët e peshqve të tjerë. Dhe kjo gjë mund të dëmtojë sektorin e peshkimit.