Një fotografi e re është publikuar ku duket presidenti i arrestuar i Venezuelës, Nicolas Maduro. Në foto duket Naduro me pranga dhe i rrethuar nga agjentë të Administratës Kundër Drogës dhe Hetimeve të Sigurisë Kombëtare.
Ai shihet i veshur me një bluzë me kapuç blu të çelët, ndërsa është i shoqëruar nga zyrtarë amerikanë.
Imazhe te tjera janë publikuar më parë në X, të cilat ende nuk janë verifikuar. Ato tregojnë Maduron të ulur në një karrige, të rrethuar nga agjentë.
Ai shfaqet i prangosur me duart përpara dhe duke pozuar me shenjën e gishtit të madh lart. Në një tjetër, ai duket duke qëndruar jashtë një aeroplani, menjëherë pas uljes në Nju Jork.




