I riu në Tiranë plagos veten me thikë nën efektin e lëndëve narkotike
Një person në Tiranë ka plagosur veten me thikë. I riu me iniciale L.M ndodhet në Spitalin e Tiranës ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Sipas burimeve ndodhej nën efektin e lëndëve narkotike.