I riu mer kuren anticovid/Tamponi negativ ne shtet, pozitiv ne privat.

Në 24 tetor, një 32 vjecar nga Shkodra, është diagnostikuar në një klinikë private pozitiv ndaj covid 19. Në po të njejtën ditë ka bërë dhe tamponin në shtet dhe përgjigja e ardhur pas 5 ditësh e ka nxjerrë negativ. Gjatë kësaj kohe ai ka ndjekur kurën e dhënë nga mjekja e klinikës private me antibiotikë, gjilpëra e gjithcka tjetër. Pasi ka bërë për 2 javë kurën, i kanë filluar shqetësime të tjera shëndetsore. Si përfundim ai nuk e di, nëse e ka kaluar covidin, por thotë, se mjekimet e kanë përkeqësuar.Mjekja, që i ka dhënë kurën, është vetë me covid, por ajo është bazuar vetëm në testin PCR.

Për rastin e 32 vjecarit, që është diagnostikuar me covid nga klinika private, dhe ka dalë negativ në shtet, iu drejtuam njësisë vendore të kujdesit shëndetsor Shkodër, për të kuptuar, pse kemi dy rezultate të ndryshme. Flasim me përgjegjesen e sektorit të epidemiologjisë, që na sqaron procedurën e ndjekur. Në këto kushte 32 vjecari luan kartën e fundit, duke bërë analizën serologjike pranë Spitalit Amerikan.Pas 24 orësh i riu mëson, se nuk e ka pasur kurrë covid 19.

Të Fundit