Pak ditë më parë transmetuam denoncimin e qytetares nga Korca Valentina Alushi, e cila pagoi për 6 implante, por dy prej tyre i ranë brenda ditës. Dentisti David Todri ia vuri sërish njërin, por sërish nuk mbajti. Zonja tha, se ka paguar 1800 euro dhe ka vetëm 3 implante në gojë.Më pas Todri i vuri zonjës një si urë-protezë, që kushton 100 mijë lekë të vjetra, por ia shiti 1 mijë e 200 euro. Me këtë protezë Valentina, as hante, as pinte, madje dhe as nuk fliste qartë.Në total, ajo pagoi 3 mijë euro dhe nuk ka dhëmbë në gojë. Dentisti David Todri, i la zonjës datë, për t’i kthyer paratë, por në datën e caktuar, jo vetëm nuk ktheu shumë e premtuar, por edhe ofendoi me fjalë banale gazetaren.Tek Urdhri i stomatologut, na shpjeguan, se Todri ishte me heqje license, për 1 vit, ndërsa tani do t’i hiqet edhe për tre vjet. Në këtë rast Todri nuk duhet të ishte fare në klinikë. Pas transmetimit të rastit të zonjës, klinika “Sorriso a Tirana” mori përsipër të zgjidhë problemin e saj.Administratorja Lynda Isgro u shpreh, se Valentinën do ta trajtojë si nënën e saj dhe do t’i vendosë implantet bashkë me urën.
- +355 67 220 8888
- [email protected]