I ra bolieri në kokë, humb jetën 52-vjeçari te Myslym Shyri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në kryeqytet, në një banesë në rrugën “Myslym Shyri” ku një 52-vjeçar ka humbur jetën teksa po merrej me një rregullim në një shtëpi.

Në njoftimin e policisë thuhet se 52-vjeçari po çmontonte një bolier uji, i cili i ka rënë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 24.05.2025, në rrugën ‘Myslym Shyri’, duke punuar në banesën e shtetasit F. H., për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur, duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit”, informoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit