I prishin shtepine per lulishte, shteti nuk i jep leket per 13 vite,Stop i zgjidh hallin brenda ores

Në qytetin e Vlorës, Vasil Mertiri, së bashku me dy bashkëpronarë, kishte ndërtuar një pallat të legalizuar dhe kishte paguar të gjitha detyrimet, përfshirë edhe faturën për truallin, gjithsej 44 milionë lekë. Në vitin 2013, pas ndryshimeve të planit urbanistik, objekti i tyre u prish dhe zona u kthye në lulishte publike. Megjithëse pagesa për truallin ishte kryer, shteti nuk ua ktheu kurrë shumën, duke i lënë në pritje për 13 vjet.Gazetarja e “Stop”, stafi i programit kontaktoi Drejtorin e Përgjithshëm të Kadastrës, i cili vuri në lëvizje procedurat e bllokuara prej më shumë se një dekade. Brenda një muaji, çështja e Vasil Mertirit u zgjidh plotësisht dhe ky i fundit, falënderoi emisionin “Stop”, duke theksuar, se gjeti zgjidhjen, që institucionet nuk ia dhanë për 13 vite.

Të Fundit