TIRANË- Disa ditë më parë u bë e ditur një skemë mashtrimi e quajtur “Let’s Talk Together About US24” e cila pretendonte se ofronte bursa studimi në universitetet e SHBA-së për nxënësit e vendit tonë. Pas kësaj skeme mësohet se qëndrojnë drejtoresha e gjimnazit “Qemal Stafa” Klotilda Jaupi si dhe mësuesja e anglishtes Valentina Lamaj.
Gjithashtu mësohet se Jaupi edhe Lamaj janë vënë nën hetim pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë krijuar një skemë mashtrimi, duke falsifikuar dokumente, për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për të studiuar në universitetet e SHBA-së. Alarmin e ngriti Ambasada Amerikane me anë të një reagimi ku shprehej se ky projekt nuk kishte asnjë lidhje me ambasadën apo departamentin e arsimit të SHBA.