Plot mister është mbuluar vdekja e 38-vjeçarit Betim Kastrati, i cili u gjet i vrarë në makinën e punës, shumë larg banesës së tij.
Babai i dy fëmijëve, që jetonte në Kamzë, u gjet mbrëmë në rreth-rrotullimin e Kolonjës, në rrugës Lushnjë-Fier.
BalkanWeb shkruan se viktima u gjet i pajetë në mjetin tip Vovlo me targa AB 550 AI, ndërsa në kokë kishte një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit.
Ndërkohë, që kolegët e tij janë shokuar nga ngjarja në fjalë, pasi ata nuk e besojnë që 38-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri.
Sipas tyre, ai nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni, ndërkohë policia pretendon këtë pistë. Siç raportuam edhe më herët, Kastrati ishte shoferi personal i drejtorit të Portit të Durrësit, Pirro Vengu.
Mjeti në fjalë që përdorte viktima jashtë orarit të punës kishte ardhur në Portin e Durrësit nga një tjetër institucion shtetëror në Tiranë.