I nxehti afrikan ka mbërritur. Këtë të mërkurë termometri ka kapur vlerën e 41 gradë Celsius, ndërsa më e keqja pritet në ditët në vijim të fundjavës.
Vala e fundit e të nxehtit me origjinë afrikane që ka përfshirë vendin tonë pritet që ta ngrejë zhivën e termometrit këtë javë deri në 43 gradë Celcius.
Kjo është vala e parë e të nxehtit për sezonin e verës dhe temperaturat janë shumë të larta për fundin e qershorit.
Në një raport të veçantë, Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së i cilësoi 12 muaj e fundit si periudhën më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave në 1940. Duke folur për këtë raport sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterrez u shpreh se kemi nevojë urgjente për daljen nga autostrada drejt ferrit klimatik.
Gjithashtu mjekët bëjnë thirrje dhe rekomandojë që të shmangin sa më shumë daljet në diell duke sugjeruar që njerzit të strehoen në hije.
Rekomandohet hidratim me ujë kryesisht, jo me lëngje me ngjyrues dhe sheqer, veshje me ngjyra të hapura, të pambukta dhe lino, të shmangen lëvizjet në pikun e diellit nga ora 11 deri në orën 17.